Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së nesërme do të ketë një agjendë mjaft të ngjeshur. Në ora 10 ai do të këtë një takim me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë dhe më pas do të niset për në Mitrovicë.

Kjo është agjenda e plotë siç e ka dërguar zyra e Kryeministrit të Kosovës: Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 20.09.2017

1.Takim i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë- Salla P 38

KOHA: 10:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrat Valdrin Lluka dhe Albena Reshitaj vizitojnë “Trepçën”.

VENDI: Zyrat e menaxhmentit- (Parku Industrial Mitrovicë)

KOHA: 14:00