Ramush Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.
Në ambientet e qeverisë së Kosovës është bërë edhe pranim dorëzimi i detyrë së kryeministrit Isa Mustafës te Ramush Haradina.
Mustafa bashkë me stafin e tij ka pritur në Qeveri, kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinajn duke ia dorëzuar kështu detyrën edhe zyrtarisht.
Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.