Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për rreziqet me të cilat përballet Kosova në fushën e sigurisë. Ai ka thënë se vendi është i aftë për t’u përballur me to.

“Krejt korniza e sigurisë është e re në Kosovë, pra korniza e çdo institucioni në siguri, rend dhe ligj janë institucione të reja por kanë një dëshirë apo vullnet të madh që të jemi kampion të sigurisë pra që ta dëshmojmë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Unë nuk shoh rreziqe që do të na mundin ne, por shoh shumë punë para nesh që t’i mundim ato defekte dhe ato sfida që kemi para vetës për shkak edhe pse jemi të rinj pra si institucione kjo është përparësi sepse nuk trashëgojmë defekte të kohërave por jemi të fokusuar”, është shprehur ai.

“Pra, unë e shoh Kosovën të aftë me siguru veten edhe me qenë faktor qëndrueshmërie për të ndihmuar sigurinë e rajonit”, ka theksuar Haradinaj.

“Rreziqet janë të shumta, janë ato të vjetrat, janë rreziqet e reja është terrorizmi ose ekstremizmi fetar tani që shprehet mirëpo ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe jemi të gatshëm për tu përballur”, ka thënë kryeministri i ri.