Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para gazetarëve duke thënë se Kosova do të ecë drejt rrugës së zhvillimit.

Ai ka deklaruar se Kosova do të hyjë në një rrugë të re, raporton lajmi.net

Tutje Haradinaj ka thënë se pret edhe nga VV dhe LDK që të jenë të bashkuar në Parlament.

I pyetur se a ka pasur kushte nga Lista Serbe ai ka thënë se nuk ka asnjë kusht.

“Ne kemi marrë besimin, dhe do të shërbejmë në bazë të kushtetutës”, ka deklaruar Haradinaj.