Në Shkup sot do të hapet Ambasada e Japonisë, e cila në Maqedoni zyrtarisht filloi me punë më 1 janar të vitit 2017.
Në ceremoninë e hapjes solemne, siç paralajmëroi Ambasada e Japonisë, do të marrë pjesë ministri shtetëror i Punëve të Jashtme të Japonisë Kazujuku Nakane, i cili së bashku me ambasadoren japoneze Keiko Haneda do t’u dëshirojnë mirëseardhje të pranishmëve me ceremoninë “kagami biraki”.
Pas ceremonisë solemne, ministri shtetëror Nakane së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Taraveri do ta vizitojnë klinikën shtetëror për Gastroenterohepatologji ku do të mbahet ligjëratë për aparatin më modern për diagnozë abdomenale dhe ultrazë, donacion nga populli i Japonisë.
Gjatë vizitës dyditore, është paraparë ministri Nakane të realizojë takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me zëvendësministren e Punëve të Jashtme Arta Toçi.