Hapja e rrugëve ka qenë një nga prioritetet e Bejtës në katër vitet e kaluara. U vunë në funksion dy rrugë që lidhin fshatrat e Gostivarit me magjistralet, si dhe u hapën po aq rrugë në qytetin e Gostivarit, njofton Flaka.

Fshatrat e Malësisë së Gostivarit, përfshi Tërnovën, Strajanin, Padalishtit, Sërmnovën, Llakavicën, Gjenovicës e Epërme dhe të Poshtme, Shushicën, Simnincës, Banjicën e Poshtme dhe të Epërme, tani kanë qasje për në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë fal hapjes së rrugës Simnicë – Cerovë. Këtij aksi rrugor iu shtua edhe rregullimi i plotë i rrugës nga Sërmnova drejt Gjenovicës, respektivisht rrugës së mëhallës së Bigorit.

Rruga do të mundëson qarkullimin e banorëve të fshatrave të Malësisë me rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë. Banorët e Simnicës, Gjenovicës, por edhe fshatrave të tjera siç është Sërmova, Tërnova, Stajani dhe Padalishti, në të ardhmen nuk do të kenë nevojë të shkojnë në qytet dhe pastaj të lidhen në magjistrale për të udhëtuar në Kërçovë, Strugë, Ohër apo Shqipërisë. Me hapjen e kësaj rruge, shkurtohet rruga për rreth 30 kilometra, dhe do të redukton shpenzimet e rrugës dhe koha”, tha kryetari Nevzat Bejta gjatë inaugurimit.

Vitin e kaluar, vijoj kryetari Bejta, Komuna e Gostivarit zgjeroi dhe asfaltoi rrugën e Bigorit, dhe po ashtu, në fshatin Simnicë u asfaltuan gjithsej 3.5 kilometra rrugë, ndër to edhe rruga kryesore që do të lidhet me rrugën e re.

Po ashtu, fshatrat Koritë, Çegran, Forinë, Çajlë dhe Tumçevishtë tani lidhen me autostradën Gostivar – Tetovë, si rezultat i rregullimit të rrugës nga fshati Çegran drejt Tumçevishtit.

“Ne sot vëmë në përdorim rrugën të cilën banorët e kësaj ane, banorët e Çegranit dhe Forinës e kanë pritur mbi 50 vite. Kjo rrugë është me gjatësi afër 3 kilometra që ka kushtuar mbi 300 mijë euro, mjete të cilat janë siguruar nga buxheti komunal. Prej sot kjo rrugë të gjitha vendbanimet të cilat janë afër me Çegranin, do t’i lidhë me komunat fqinje Vrapçishtin, Bogovinën dhe komunën e Tetovës. Qytetarët e kësaj ane tashmë nuk do të humbin shumë kohë për të dalë në autostradë për të shkuar në Tetovë dhe Shkup, po do ju nevojiten vetëm pak minuta. Në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, në vitin 2015 do të zgjerohet edhe për dy metra rruga prej në Tumçevishtë e deri në autostradën Gostivar – Tetovë”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta gjatë inaugurimit të kësaj rruge.

Rrugë u hapën edhe në brendi të qytetit dhe fal tyre u lehtësua dukshëm qarkullim në komunikacion në pjesën qendrore të qytetit.

Investim më serioz ishte depërtimi i rrugës për të kaluar nga rruga e Dibrës në Lagjen Dutllëk, që ka qenë një sfidë e cila ngulfati Gostivarin për 50 vite, rrugë që i ka zënë frymën qytetit.

Së pari  u larguan katër objektet që janë ndërtuar në trasenë e rrugës që më pastaj të nxirret Leje ndërtimi për rrugën dhe të pasoje ndërtimi i urës që do lidh rrugën e Dibrës me Lagjen Dutllëk.

“Në aktivitetet tona parazgjedhore kemi thënë se do e bëjmë zgjidhje për rregullimin e kaosit në komunikacion për qytetarët e Gostivarit dhe sot ne kemi filluar ta hapim rrugën kryesore të qytetit të Gostivarit e cila rrugë do ti lidhe vendbanimet më të mëdha të qytetit tonë, institucionet gjyqësore, shkollat e mesme, vendbanimet e malësisë, Gjenovicën, Simnicën, Banjicën e Poshtme dhe të Epërme, me këtë rrugë e lidhim edhe lagjen e Fazenarisë, pjesën tjetër e Malësisë, Turçanin, Llakavicën, Sërmnovën dhe me këtë rrugë lidhet edhe Balibdolli. Shumë qytetarë nuk do kenë nevojë të hynë në brendi të qytetit , por do kalojnë nga kjo rrugë. Kjo rrugë do na kape një vlerë të madhe, afër 1 milion euro. Me banorët e lagjes që ju prishën shtëpitë kemi gjetur mirëkuptim gjë që do na shpie në realizim më të shpejtë të këtij projekti jetik për të gjithë qytetarët e komunës sonë”, theksoi kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta duke theksuar se gjatë mandatit të tij do përfundoje edhe ndërtimi i urës lidhëse midis rrugës së Dibrës dhe Lagjes Dutllëk”, tha Bejta në nëntor të vitit 2014, kurse në prill të këtij viti u inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga që lidh dy pjesët e qytetit të Gostivarit.

Paraprakisht, në korrik të vitit 2013, në terren filluan punët për hapjen e rrugës “Llazar Llazarevski”, e cila do të lidh rrugën e “Dibrës” me rrugën “18 Nëntori”. Hapja e rrugës erdhi oas kërkesës së vetë banorëve, drejtuar komunës së Gostivarit.

“Unë vetë si kryetar komune erdha dhe kontaktova me banorët dhe banorët e lagjes u dakorduan të gjithë që të hapet kjo rrugë, sepse është në interesin e tyre. Me hapjen e kësaj rruge vlerat e shtëpive të këtyre banorëve të cilët jetojnë në këtë lagje do të rriten shumëfish dhe do të ketë lëvizje më të lirshme të qytetarëve. I përshëndes gjithë banorët e kësaj lagje që vet më thirren dhe me lejen e tyre në bëjmë rrënimin e objekteve pa kurrë njëfarë presioni dhe kompensimi”, theksoi, kryetari Nevzat Bejta gjatë vizitësh në këtë lagje me rastin e fillimit të punimeve për hapjen e rrugës.

E më 14 shtator të vitit 2013 solemnisht u përurua hapja dhe rikonstruimi i plotë i rrugës “Llazar Llazarevski”, që lidh rrugën e Dibrës me 18 Nëntorin.

“E hapëm rrugën mirëpo punët në terren na dolën ndryshe nga ajo që e menduam. Kanalizimi dhe rrejta e ujësjellësit nuk ishin të rregulluara ashtu siç duhet. Ne bëmë ndërrimin e gypave të ujësjellësit dhe kanalizimit. Gjithashtu në të dyja anët e rrugës ndërtuam trotuare. Pas përfundimit të këtyre punëve kjo rrugë u asfaltua. Rruga tash i plotëson standardet dhe kriteret që i kanë të gjithë qytet e shteteve të Bashkësisë Evropiane”, tha Bejta në inuaugurim. Në këtë rrugë është vendosur edhe ndriçimi i ri publik. Investimi i komunës së Gostivarit për hapjen dhe rikonstruimin e rrugës “Llazar Llazarevski”, kushtoi mbi 200 mijë euro.