Ngasësi i Mercedesit u tregua më i shpejtë se finlandezi në Ferrari.

Lewis Hamilton fitoi duelin me Kimi Raikkonenin duke siguruar pozitën e parë në nisje të garës për Çmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1.

Ngasësi i Mercedesit u tregua më i shpejtë se finlandezi në Ferrari duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në garë për titull të kampionit.

Rivali i tij kryesor për titull, Sebastian Vettel do ta fillojë garën nga pozita e fundit për shkak të një problemi në ekipin e mekanikëve të skuadrës italiane.

Rezultatet e kualifikimeve:

1) Hamilton 1:30.076

2) Raikkonen +0.045

3) Verstappen

4) Ricciardo

5) Bottas

6) Ocon

7) Vandoorne

8) Hulkenberg

9) Perez

10) Alonso