Kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, është i kënaqur me barazimin në sfidën e sotme ndaj Maqedonisë. Në një prononcim pas ndeshjes mbrojtësi e quajti të arritshëm vendin e tretë, teksa shpresoi për një rezultat pozitiv në sfidën ndaj Italisë.

Ishte rezultat i duhur, këtë gjë e tregoi dhe ndeshja. Ishte lojë e hapur, mund të fitonim ne, por edhe mund të kishim humbur. Jam i kënaqur me barazimin.  Me këtë rezultat besoj se vendi i tretë është i arritshëm. Ndaj Spanjës është pak e vështirë. Në ndeshjen me Italinë në shtëpinë tonë do të kërkojmë rezultat”, tha Agolli.