Burokracia po minon Organizatën e Kombeve të Bashkuara, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i saj, Antonio Guterres, në një takim për reformimin e organizmit mbarëbotëror, organizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Pak kohë më parë, dikush me pyeti se çfarë më mbante zgjuar gjatë natës. Përgjigjja ime ishte e thjeshtë: burokracia. Strukturat e fragmentuara. Procedurat bizantine. Burokracia e pafund”, tha Guterres.

“Dikush që kërkon të shkatërrojë OKB nuk mund ta bëjë më mirë këtë gjë sesa duke vendosur rregulla që ne vetë i kemi krijuar”, theksoi ai.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump dënoi sot burokracinë që po pengon OKB-në.

“Gjatë viteve të fundit, Kombet e Bashkuara nuk kanë realizuar planin e tyre potencial për shkak të burokracisë dhe menaxhimit të gabuar”, deklaroi Trump gjatë miratimit të një deklarate politike me 10 pika që e nxit organizatën të reformohet.

Organizuar nga SHBA-ja, miratimi i kësaj deklarate ka marrë mbështetjen e 126 vendeve, të përfaqësuar në nivele të ndryshme presidentësh, ministrash dhe funksionarësh të lartë, të cilët dëgjuan fjalimin e presidentit amerikan.