Tre grupe të punës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës këtë fundjavë punojnë në propozime për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe në përcaktimet e ligjeve të cilat kanë të bëjnë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot bëri të ditur se në grupet e punës janë përfshirë ekspertë nga Ministria, Byroja për Zhvillim të Arsimit, Qendra për Arsim të Mesëm Profesional. Inspektorati Arsimor Shtetëror, përfaqësues të SASHK-ut dhe MESO-s. Lidhja e Defektologëve të Maqedonisë, Oda e Psikologëve të Maqedonisë, Plenumi i Mësiмdhënësve, përfaqësues të profesorëve nga të gjitha rajonet në shtet, si dhe përfaqësues të organizatave civile.

Sipas ministres Renata Treneska – Deskoska, propozimet e marra nga grupet e punës janë thelbësore në procesin e sjelljes së ndryshimeve dhe plotësimeve  cilësore të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, ndërsa propozimet publikisht do të jenë të qasshme dhe të hapura për debat me qëllim që të arrihet deri te zgjidhjet më të mira ligjore.