Përgatitëm dokument, erë të re për dhjetëvjeçarin e ardhshëm, pasi që  kjo errësirë që e solli LSDM-ja  do të largohet, ndërsa kjo do të ndodhë në zgjedhjet lokale në të cilat populli do ta japë mendimin e tij për kryetarë të komunave dhe këshilltarë”, deklaroi sot në tubimin e Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja të mbajtur në Gostivar, lideri i partisë Nikolla Gruevski.

Qyetarët e Gostivarit, siç tha, përmes votës së tyre të dhënë për kandidatët e Koalicionit do të përzgjedhin që të vazhdojnë të ndërtojnë shtetin e përbashkët, shoqërinë në të cilën qytetarët do të jetojnë në harmoni dhe paqe, pa ndarje, urrejte, me respekt reciprok.

Era e re , siç shtoi Gruevski do të vazhdojë me projekte më të mëdha dhe vepra më të mëdha: kopësht të ri për fëmijë, ndërtimin e  një stacioni për qentë endacakë dhe dislokimin e deponië si dhe shumë projekte të tjera dhe pranaj  është shumë e rëndësishme që më 15 tetor të  gjithë të dalin me përkrahje për erën e re në Gistivar.

Kandidatja për kryetare e komunës së Gostivarit nga Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, Dafina Stojanoska vlerësoi se ka ardhur koha për përzgjedhje midis atyre që i krijuan problemet dhe atyre që qëndrojnë pas premtimit të dhënë.

“Qëllimi im kryesor në programin tim do të jetë rritja ekonomike dhe punësimi, rritja e standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe jetë më cilësore për të rinjtë, fëmijët, të rriturit dhe pensionistët”, tha Stojanovska

Në tubim folën edhe kryetarët e partive rome partnerë të koalicionit, Shaban Saliu dhe Amdi Bajram.