Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot në debatin për gjuhën shqipe në Kuvend u shpreh se gjuha shqipe bashke edhe me shume obligime tjera qe rrjedhin nga Marreveshja Paqesore e Ohrit, edhe perkunder reagimeve emotive te castit, e bene Maqedonine me shoqeri me kohezive, vend me te forte, vend me te barabarte dhe i ben te gjithe qytetaret me lojal ndaj shtetit

Perfaqesimi i drejte dhe barabarte ne institucionet e shtetit, gjuha shqipe bashke edhe me shume obligime tjera qe rrjedhin nga Marreveshja Paqesore e Ohrit, edhe perkunder reagimeve emotive te castit, e bene Maqedonine me shoqeri me kohezive, vend me te forte, vend me te barabarte dhe i ben te gjithe qytetaret me lojal ndaj shtetit” u shpreh Grubi në lidhje me gjuhën shqipe.

Sipas tij  MO eshte storie e suksesit te partive maqedonase, partive shqiptare, partive te komuniteteve tjera, shoqerise civile, mediave, botes akademike dhe patjeter edhe e komunitetit nderkombetar qe dha kontribut te jashtezakonshem ne keto 16 vitet e fundit ne Maqedoni.

Ai gjithashtu para deputetëve tha se fal zbatimit te MO, sot Maqedonia eshte vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian qysh nga viti 2005

fal zbatimit te MO, sot Maqedonia eshte vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian qysh nga viti 2005. Ne, deputetet nga te gjitha partite politike, pozite e opozite, jemi te vetedijshem qe Ligji qe kemi para nesh rrumbullakeson pjesen legjislative qe buron nga Marreveshja e Ohrit dhe qe ne asnje menyre te vetme nuk e cenon kushtetuten e as karakterin unitar te shtetit” tha mes tjerash deputeti I BDI-së Grubi.

Grubi në fund ftoi që deputet të jenë të matur në lidhje me zbatimin e MO, pasi qytetarët kerkojne nje Maqedoni te barabarte, nje shoqeri kohezive, reforma te thella ne system, ne vecanti ate gjyqesor, por edhe me menyren e zbatimit te pushtetit, fqinjesi te mire, harmoni nderetnike dhe integrim te menjehershem ne NATO dhe ne BE. Pikerisht per kete, ne duhet te punojme ne drejtim te plotesimit te pritshmerive te qytetareve tane./TetovaSot/