Barcelona paraqiti ofertë për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Atletico Madrid refuzoi një ofertë të madhe nga Barcelona për shitjen e sulmuesit Antoine Griezmann.

Onda Cero ka njoftuar se klubi katalan ofroi 140 milionë europ për Griezmannin por oferta u refuzua nga klubi madrilen.

Griezmann gjatë verës u kërkua edhe nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, ai nuk u largua nga Atletico Madrid duke insistuar se ndihet mirë te skuadra madrilene.

Griezmann prapë pritet të zgjojë interesim nga klube të mëdha evropiane në verën e vitit 2018.