Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar. Pas votimit të fshehtë në sallën e Kuvendit, Ruçi mori sot 80 vota pro.

Ndonëse deputetët e LSI kanë qenë në sallë, ata nuk votuan për Ruçin, qëndrim që e kishin shprehur edhe më herët. Ndonëse kryetari i Komisionit të votimeve, Anastas Angjeli thirri emrat e deputetëve të LSI, siç ishte edhe Monika Kryemadhi. Në këtë linjë ka qëndruar edhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj. Kjo e fundit pohoi se nuk do të marrë pjesë në votim. Sakaq, PD mori pjesë në votim, pavarësisht se votat e saj kanë qenë kundër Ruçit.

 [fbvideo link=”https://www.facebook.com/reporttval/videos/840771139417124/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]