Dje në mbrëmje (Shtator 19) midis orës 19.30 minuta dhe 24, persona të panjohur kanë kryer grabitje në një automjet të udhëtarëve “Folsfagen Turan” me targa zvicerane, në pronësi të 41-vjeçarit B.K nga fshati Poroj i cili e kishte parkuar automjetin në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, transmeton TetovaSot.

Grabitësit ia kanë thyer xhamin në derën e përparme në të djathtë dhe duke kërkuar  brenda automjetit, nga një çantë me ngjyrë të kafe kanë marr 25 mijë euro, portofolin me 1700 franga zvicerane, telefon celular, dy karta bankare, pasaportë, kartë identiteti zvicerane, patentën e shoferit , C-viza dhe çelësin nga një dhomë hoteli.

Me grabitjen e parave dhe sendeve të tjera, pa u vënë re nga askush, kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku vlera e grabitur është vlerësuar diku mbi 1 milion dhe 600 mijë denarë, ndërsa dëmi i shkaktuar arrijnë në 10 mijë denarë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë të plotë, dhe për të ndriçuar dhe raportuar rastin dhe për e zbulimin e kryerësve./TetovaSot/