Goran Grujoski i cili edhe më tej gjendet në arrati dhe për të cilin mediat në Maqedoni thonë se qëndron në Bosnjë e Hercegovinë, sipas informatave të fituara nga “TV Telma” thuhet se ai për t’u arratisur ka marrë identitet tjetër, atë të koleges së tij policë.

Sipas kësaj media, Vlladimir Varellov ekziston dhe është polic, kurse identitetin e dyfishtë të tije e ka vjedhur ish udhëheqësi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujoski. Tash për tash ekzistojnë dy identitet, një i realët kurse tjetri gënjeshtër.

Pasaportë me emër të Vlladimir Varellov kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit.

Ish shefi së bashku me Nikolla Boshkovskin, të punësuar në DSK tashmë 38 ditë janë në arrati prej kur Gjykata e Apelit u përcaktoi paraburgim si të dyshuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Flet arresti ndërkombëtar për dy emigrant u shpall me 26 qershor prej kur policia nuk mundi t’i gjejë dhe t’i burgos.

Ekipi i policisë të akuzuarit i kërkon në adresat ku kanë paraqitur vendbanim, por edhe në më shumë lokacione në Shkup, Veles dhe Ohër, ku kanë pasur informata operative se është e mundur të fshihen, por megjithatë nuk i kanë gjetur. Menjëherë pas saj u shpall flet arrest për të cilën nga MPB-ja informojnë se është aktiv.

Grujoskit dhe Boshkovskit më herët u janë marrë pasaportat dhe pasi e kanë lëshuar shtetin d.m.th se e kanë bërë në mënyrë jo legale. Ato në mënyrë legale nuk kanë mundur të shkojnë as në Serbi as në Shqipëri ku mund të udhëtohet edhe me letërnjoftim, sepse në vendkalimet kufitare ka pasur urdhër që ta ndalojnë çdo përpjeke për dalje të tyre nga shteti.

Paraburgimin e tyre Gjykata e Apelit e përcaktoi me 18-të qershor, por nuk janë dërguar menjëherë pas grilave sepse u është lënë hapësirë të ankohen ë Gjykatën Supreme, ndërsa në udhëzimin e Apelit thuhet se e drejta për ankesë e shtyn ekzekutimin e vendimit.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.