“Nëse një njeri ma verifikon që kam kërkuar heqjen e bustit të Skënderbeut unë do dal para bustit dhe të gjithë kombit dhe do t’i them më fal o Skënderbe.

Skënderbeu nga pikëpamja fetare u rrit si mysliman pasi u rrit nja 20 vjet si ortodoks dhe pastaj u bë kavarij.

Allahu na ka ndaluar të shajmë ata që të tjerët adhurojnë, le të themi Buda. Mua si mysliman dhe çdo tjetër si mysliman nuk na detyron dot askush, shkurt muhabeti.
Unë jam shqiptar, nuk jam grek dhe mamanë e kam çame.

Shkova bëra një shkollë për të mësuar nga ana fetare. Unë kam patur stërgjyshin hoxhë në Delvinë. Nuk e trashëgova fenë, kam bërë shkollë për atë punë.

Nga pikëpamja fetare Skënderbeu shikohet në atë formë ndaj unë s’mund ta dua.”-tha Armand Ali në Dritare me Rudinën