Ajo është një nga modelet shqiptare më të kërkuara të momentit e veccanërisht në vendet aziatike.

Po flasim për Miss Universe Albania 2013 dhe Miss Ëorld 2015-të, Kristina Bakiun. Ajo u transeferua për një periudhë tre mujore në Korenë e Jugut, ndërkohë që shumë shpejtë do të niset drejt Indisë.
“Në SHBA ose Europë nuk të suportojnë, duhet të ecësh vetë dhe vetëmenaxhoehsh si fillim. India të ofron pagesën, jetesën dhe nëse nuk fiton, nuk humbet asgjë. Do të rri si fillim tre muaj, por nëse gjërat ecin mirë mund të qëndrojë më gjatë”, ka thënë ajo në programin “Lart e Poshtë”, të gazetarit Eraldo Rexho.
Por gazetari i njohur i shoëbiz-it nuk ka ngurruar të pyesë bukuroshen shqiptare edhe sa i përket jetës së saj private dhe a kanë qenë të shumtë djemtë e shoëbiz-it që e kanë ngacmuar atë.
“Nuk ka asgjë të re në jetën time private, aktualisht i jam futur punës. Ti i di disa meshkuj të shoëbiz-it që më kanë ngacmuar por unë doja të thoja, që djemtë e shoëbiz-it e kanë zakon i marrin të gjitha femrat e bukura me rradhë dhe pastaj ku të ngecin”, ka thënë Kristina Bakiu.