Gjykata holandeze kërkoi nga Qeveria të ndërmarrë masa urgjente për përkufizimin e ndotjes së ajrit, sepse emisionet e dëmshme në disa pjesë të ndryshme të vendit i prishin normat evropiane.

Rasti në Gjykatë ishte dorëzuar nga ana e ekologëve, ndërsa kjo është fitorja e dytë gjyqësore e tyre kundër ndotjes së qëllimshme, sipas tyre, veprim i autoriteteve për ndotjen dhe ndryshimet klimaterike.

Sipas aktvendimit, përkufizimi për emisionet e dëmshme ende nuk po respektohen, edhe pse ata që moti është dashur të ulen deri në nivelin e lejuar, për çfarë është përgjegjëse Qeveria holandeze.

Zëvendësministri i Ekologjisë Sharon Dejksma theksoi se Qeveria do ta përshpejtojë zbatimin e planeve për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Në vitin 2015 gjykata e njëjtë mori vendim se Qeveria deri në vitin 2012 duhet t’i zvogëlojë emisionet e dëmshme deri në vitin 2020 për të paktën një të katërtën nën nivelin nga viti 1990.

Të dhënat e kësaj jave tregojnë se gjatë vitit të kaluar emisionet e dëmshme janë ulur për 11 për qind.