Medie serbe sot spekulojnë se në Kosovë ekzistojnë urdhër arrestet për arrestimin e serbëve të dyshimtë për krime lufte.

Sipas tyre, pas lirimit të Ramush Haradinajt nga ndalimi në Francë, në Kosovë ishte hartuar lista me emrat e 57 serbëve të dyshimtë për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullatës civile, transmeton Koha.net.

 Për këto lista sot në rts ka folur edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se listat e fshehta kanë për qëllim t’i frikësojnë njerëzit dhe të ndalojnë kthimin e tyre në vatrat e tyre dhe t’i ndalojnë ata së kërkuari pronën e vet.

“Ne kemi më shumë se 80 mijë pasuri të uzurpuara, shtëpi, banesa, të gjithë soliterët në Prishtinë, ndërtesat në Pejë, Prizren- dikush dëshiron t’i pengojë njerëzit rreth atyre pasurive, dëshiron t’i pengojë të shkojnë për të jetuar në vatrat e veta dhe për të disponuar me pasurinë e vet”, citohet të ketë thënë Gjuriq.