Banorët indigjen të San Felipe Ecatepec po përjetojnë mungesë të ujit dhe për këtë dyshojnë në fabrikën “Koka-Kola” e cila gjendet San Felipe dhe San Cristobal.

“Në katër vjetët e kaluar, burimet tona kanë filluar të shterren,” thot Juan Urbano, i cili që tre vjet është duke ushtruar detyrën e prefektit të Komunës së San Felipe Ecatepec. “Njerëzit ndonjëherë ecin dy orë në ditë vetëm për t’u furnizuar me ujë. Të tjerët blejnë ujë.”