Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit duhet të respektohet, e jo të vendoset në pikëpyetje realizimi i saj, theksoi zëvendëszëdhënësi i Qeverisë gjermane, Georg Shtrajter.

“Qeveria federale nuk është e interesuar për rishqyrtim të marrëveshjes. Të gjitha vendet duhet të punojnë në realizimin e tij”, theksoi Shtrajter.

Ai shtoi se Marrëveshja e arritur në Vjenë në vitin 2015 është “instrument efikas për parandalimin nga zgjerimi i armëve bërthamore dhe e mbështet sigurinë në mbarë rajonin”.