Berlini ka përshëndetur propozimin e Moskës që në lindje të Ukrainës të dërgohet misioni i Kombeve të Bashkuara, për të mbështetur paqen, e cila mund të fillojë procesin që mund të çojë te heqja e sanksioneve të Rusisë, tha për Russia Today ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Gabriel iniciativën për ruajtjen e paqes të presidentit rus Vladimir Putin, e ka quajtur hapin e parë të duhur deri tek arritja e zgjidhjes së përgjithshme politike në Ukrainë.