Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në Grupin G, ku luan edhe Kombëtarja e Shqipërisë

Shqipëria ka fituar 2:0 ndaj Lihtenshtajnit, për të forcuar pozitën e tretë në Grupin I, duke mbetur pas Spanjës dhe Italisë.

Spanjollët në derbin e këtij grupi mposhtën Italinë 3:0, duke u shkëputur në vendin e parë me tre pikë më shumë se mysafirët.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Maqedonia ka befasuar Izraelin, të cilën skuadër e mposhti në udhëtim me rezultat 0:1.

Pikërisht kundër Maqedonisë do të luajë Shqipëria më 5 shtator në Strumicë.