Policia franceze ka gjetur në një apartament në periferi të Parisit mjete shpërthyese, njoftoi sot një burim i paidentifikuar i policisë franceze.

Sipas policisë, në banesë janë gjetur shishe të gazit dhe komponentë të tjerë që mund të përdoren për të përgatitur eksploziv. Dy persona janë arrestuar si të dyshuar.