Një bombë në provincën jugore të Kandaharit të Afganistanit vrau të paktën 6 civilë që udhëtonin me një veturë që goditi pajisjen vdekjeprurëse, thanë zyrtarët të hënën.

“Ishte një bombë që ishte montuar nga talebanët e që për synim kishte vrasjen e forcave afgane, por një veturë civile  kaloi mbi të”, tha Fazel Bari Baryalai, zëdhënës i guvernatorit provincial, duke shtuar se të gjithë personat e vrarë në veturë ishin të rinj nga kjo zonë.