Babi i Gigi dhe Bella Hadid, Mohamed zyrtarisht do të ketë njërol në filmin e quajtur “Trading Paint” ku luan John Travolta.

“Kthim nga Alabama!”, shkruan 68-vjeçari jordano-amerikan në Instagram.

“Shumë krenar dhe i nderuar të përfshihem në këtë kast të mrekullueshëm. I përulur në këtë eksperiencë. Do të jetë një film i mrekullueshëm. Shumë i lumtur që jam pjesë e tij”, vijon ai.

Sipas TMZ, producenti i Trading Paint, Andrea Iervolino nuk kishte asnjë ide se kush ishte Hadid, kur zbuloi djalin “magnetik dhe karizmatik” të hante darkë në një lokal të Beverly Hills vitin e kaluar. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim të dalë filmi.