Përmes llogarisë së tij në facebook lidhur me ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin e Strumicës ka reaguar gazetari i sportit në TVM2 Mustafa Ademi duke e quajtur atë një vend cirku i llojit të vetë.

Ademi stadiumin e Strumicës e ka krahasuar me një stadium të futbollit të vogël që gjendet në Shkup e i cili njihet për nga kushtet e këqija.

Sipas Ademit “qershia mbi tortë” është edhe objekti ku është paraparë të mbahet konferenca për shtyp e dy kombëtareve. Kjo konferencë do të mbahet në një sallon dasmash në Strumicë, pasi që stadiumi nuk ka një hapësirë adekuate për një eveniment të tillë.

Ademi përmes postimit të tij në facebook ka akuzuar anëtarët shqiptar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) se edhe ata janë fajtor dhe që kanë kontribuar që ndeshja Maqedoni – Shqipëri të zhvillohet në një stadium që më shumë i ngjanë një cirku se sa një terreni sportiv.

Redaktori i sportit në programin e dytë të Televizionit të Maqedonisë Mustafa Ademi në fund të postimit të tij ka hedhur dhe një paralele, duke krahasuar kështu stadiumin e Strumicës me atë të qytetit të Mitrovicës në Kosovë. Sipas tij UEFA vazhdon të mos e lejojë Kosovën që të zhvillojë ndeshje në këtë stadium pasi që vlerëson se nuk i plotëson kushtet, kurse Ademi me këtë rast thotë se është dëshmitar se stadiumi i Mitrovicës është 100 herë më i mirë për dallim nga ai në Strumicë.

Në vazhdim mund të ndiqni postimin e plotë dhe origjinal të Mustafa Ademit: