Në pritje të debutimit të Milanit të tij në kampionatin e të rinjve, Gennaro Gattuso ka shijuar ekipin e parë. “Është një skuadër me shumë cilësi. Në kohën e Ancelottit vinin shumë lojtarë cilësorë në verë. Kessie? Është i frikshëm fizikisht, shënon më shumë se unë. Është më i fortë se unë dhe një blerje e madhe”.
Milan do të kthehet të luajë në kampionat të dielën në drekë. Lojtarët e Montellës do të kenë një provë të vështirë për të kaluar, duke parë se do të luajnë në transfertë kundër Lazios.
Kuqezinjtë kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para të Serie A, duke i bërë një nisje perfekte sezonit të ri.