Deputetët e koalcionit PAN kanë nisur të hyjnë në sallën e Kuvendit. Pas pak aty pritet të votohet për kryetarin dhe nënkryetarët e legjislativit.
Në krye të këtij institucioni pritet që edhe për një mandat të votohet lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Seanaca ishte paraparë të mbahej në orën 11:00, mirëpo deputetët e PAN-it nuk u shfaqën në sallë. Kurse, qeveria nuk do të votohet sot. Ajo është lënë për të shtunën.