Josep Maria Bartomeu jep siguri absolute për rinovimin e Messit. Presidenti i Barcelonës thotë se ka nënshkrimin e babait dhe se, ashtu siç tha Soler të shtunën e kaluar, vetëm akti i protokollit mbetet. “Ka tri kontrata, një me Fondacionin Messi, i cili është nënshkruar me presidentin e Fondacionit dhe me vëllain e lojtarit.
Ka një kontratë me foto të Leo Messit, e nënshkruar nga babai i tij, i cili është administratori. Kontrata e punës është nënshkruar nga babai i Leos, i cili ka kompetenca”, – thotë presidenti. Tani mungon vetëm akti i protokollit “kur vjen Leo”. Kontrata, sipas Bartomeut, është audituar dhe ka hyrë tashmë në llogaritë e vitit të kaluar. “Është audituar, sepse ka hyrë në llogaritë e sezonit të kaluar”.