Sot në ambientet e Komunës të Çair-it, Zëvendësministri i arsimit, Prof.dr. Visar Ganiu realizoi takim me mësimdhënësit, arsimtarët dhe me drejtuesit e shkollave fillore të cilat i takojnë Komunës të Çairit.
Ky takim kishte për qëllim që drejtëpërsëdrejti të dëgjohen sygjerimet e tyre për vijimin dhe përmirësimin e proçesit edukativo-arsimor, u diskutua për nevojat e shkollave dhe të nxënësve dhe si përfundim dolën ide dhe propozime të cilat do të përfshihen në programin e punës për katërvjeçarin e ardhshëm të Kryetarit të Komunës Çair.
Nga të gjitha idetë dhe propozimet e dhëna, theks të veçantë iu vendos motivimit dhe stimulimit të nxënësve dhe arsimtarëve për pjesëmarrjen aktive nëpër të gjitha sferat e paraqitjeve publike në hapsirën komunale, republikane dhe rajonale.
Është për tu përshëndetur fakti se Komuna e Çairit po shndërrohet në një Komunë universitare nga e cila do të dalin shumë kuadro të reja të cilët do të jenë të pajisur me arsimim kualitativ dhe me përgaditje të fuqishme në fushën profesionale.