Kryeministri në detyrë Isa Mustafa për disa ditë është treguar i mllefosur me Presidentin Hashim Thaçi dhe djalin e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukën, për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve të formimit të qeverisë së re nga koalicionin PAN, fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Por, duket se Mustafa tashmë e ka shfryë mllefin ndaj tyre, sidomos ndaj Presidentit Thaçi, të cilin sot në shugurimin katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë e kishte të ulur afër. Mustafa e Thaçi kanë komunikuar mes vete, madje edhe janë parë në disponim të mirë, dhe kanë shkëmbyer batuta dhe qeshur së bashku.
Për një moment, Thaçi në të qeshura e ka përfshirë edhe djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugoven.
Të tre këta kanë qenë të ulur në rreshtin e parë të ulëseve të katedrales, afër njëri-tjetrit.
Gazeta Zëri, me disa fotografi të shkrepura gjatë shugurimit të katedrales, përshkruan se si Mustafa gjatë meshës e ka bërë të qeshë disa herë presidentin Thaçi, kurse ky i fundit siç, shkruan gazeta, duket se i vazhdonte batutat në anën e tij të djathtë, ku ishte ulur Ukë Rugova.
Madje, për një moment u la përshtypje se presidenti Thaçi po luante rolin e “postierit” në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe djalit të presidentit historik, Ibrahim Rugova, shkuan Zëri.