Takime me banorët e lagjes Fushës së Topanës ka qenë destinacioni i rradhës i kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit.

 

Kontrata e Visar Ganiut me qytetarët e Çairit edhe tek banorët e kësaj lagje ka ngjallur interesim të lartë, sidomos për projektet të cilat pritet të realizohen në lagjen e tyre në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

 

“Themelimi i ndërmarrjes komunale për mirëmbajtjen e higjienës në gjithë territorin e Çairit është më se e qëlluar sepse vërtetë kemi patur nevojë për një ndërmarrje të tillë, e cila 24 orë do të kujdeset për pastërtinë” , tha një banorë.

“Do të japim maksimumin tonë që ti realizojmë projektet të cilat janë të realizueshme dhe krejt këto me të vetmin qëllim që Çairi të ngjasojë me komunat  moderne  europiane”, është shprehur Ganiu

 

Ekipi i Bashkimit Demokratik për Integrim edhe gjatë ditëve në vazhdim do të vizotojë lagjet e Çairit.