Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi sot se fregata “Admiral Esen” në Flotën e Detit të Zi ka hedhur një raketë kryqëzuese mbi pozicionet e Shtetit Islamik në afërsi të qytetin sirian Deir el Zor.

“Sulmi është kryer mbi strehimoren e një grupi militant, kryesisht nga Rusia dhe vendet tjera anëtare të Bashkësisë së shteteve të pavarura”, qëndron në kumtesë.

Efikasiteti i sulmit raketor është konfirmuar nga ana e aeroplanëve të inteligjencës dhe fluturakeve pa pilot.