Gjuha prej rrugaçësh ka hyrë në diskursin publik nga anëtarët e Vetëvendosjes të shndërruar në militantë partiakë. Nuk kanë kursyer asnjë person publik nga linçimet dhe fyerjet. Madje, në vitin 2009, Frashër Krasniqi e kishte shëtitur një lopë midis Prishtine dhe e kishte krahasuar me Sadri Feratin. Atëkohë, zyrtari i Vetëvendosjes i kërkonte falje lopës pse e ka krahasuar me një njeri si Ministrin e Pushtetit Lokal.

Frashër Krasniqi është ndier në siklet kur Milaim Zeka disa herë i ishte drejtuar me emrin lopë. Në shenjë nervoze, deputeti i Vetëvendosjes e ka grushtuar deputetin e NISMA’s për Kosovën. E ka goditur dy herë në fytyrë me boks. E kanë ndalur punëtorët e televizionit ku po mbahej debati për punën në Parlamentin e Kosovës.

Por, Frashër Krasniqi, është njëri prej zyrtarëve të parë të Vetëvendosjes, që ka përdorë gjuhë prej rrugaçi e fyerje për kundërshtarët politikë, për t’i rrëzuar e për të marrë pushtetin.

Në vitin 2009, Frashër Krasniqi, kishte marrë një lope me vete. E kishte nxjerr në sheshin Kryesor të Prishtinës. Lopës ia kishte lënë emrin “Sadri Ferati”. Zyrtari i LDK’së atëkohë ishte Ministër i Pushtetit Lokal.

Sadri Ferati asnjëherë deri më tash s’ka përdorur dhunë ndaj Frashër Krasniqit./Express/

 

Comments are closed.