Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, i është caktuar masa e paraburgimit pas asaj që ndodhi mbrëmë mes tij dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zëri.info”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim”, ka thënë Ahmeti

Po ashtu Ahmeti ka thënë se gjatë ditës do të lëshojnë një raport në lidhje me rastin.