Forumi i Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim dega Çair në Çarshinë e vjetër të Shkupit hapi shtabin e saj nga ku pritet ti koordinojnë aktivitetet e tyre gjatë kësaj fushate.

 Para të pranishmeve foli kryetarja e forumit të gruas Amella Cana e cila foli për rëndësinë e angazhimit të femrës në proceset politike. Ajo njëkohësisht foli rëndësinë e përkrahjes të Visar Ganiu si një njeri i cili është tejet punëtor, i arsimuar, me eksperiencë, i drejtë dhe familjar.

 “Gruaja është shtylla e familjes, prandaj ne me kontributin tonë duhet të kontribuojmë edhe në proceset politike në vendin tonë me qëllim që femra shqiptare ta merr vendin e duhur edhe në politikbërje dhe të dëshmojmë se jemi të afta edhe në politikë” ka thënë Cana.

 Shefi i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, Bujar Osmani duke folur për ecurinë e fushatës deklaroi se kontributi i grave në këto zgjedhje ka një rëndësi të madhe dhe ajo çka e karakterizon këtë fushatë është fushata pozitive të cilën po e bën ky shtab.

 “Për dallim nga oponentët tanë politik të cilët merren me sulme dhe pa projekte konkrete ne në këto zgjedhje lokale çairasve u ofrojmë projekte reale dhe të realizueshme. Gjithë këto projekte i kemi hartuar edhe me ndihmën e Forumit të Gruas pranë degës tonë këtu në Çair“ ka thënë Osmani. 

Duke folur për rëndësinë e kyçjes të gruas në këto zgjedhje, kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar komune të Çairit, Visar Ganiu tha se femra në mandatin e tij si kryetar do ta merr vendin e merituar në organet komunale. 

“Nëse çairasit më japin besimin që të jem në krye të komunës në katër vitet e ardhëshme, femrat do të kenë rol të rëndësishëm në të gjithë aktivitetet komunale. Edhe bë Kontratë kemi parë shumë aktivitete dhe projekte për gratë“ ka thënë Ganiu. 

Dukshëm i emocionuar Visar Ganiu në fund pasi i falenderoi të gjithë të pranishmet, ai në veçanti e faleminderoi edhe nënën e tij e cila ishte prezente në hapjen e këtij shtabi.