Në suaza të fushatës “Së bashku flasim –  Together we Speak” të CIVIKUS – Aleancës botërore për pjesëmarrje të qytetarëve sot në parkun e qytetit pranë Guacës do të mbahet Forumi kombëtar “Qytetarët për ndryshime – Dita e organizatave qytetare” në organizim të Civika mobilitas.

Programi përfshin rreth 30-të ngjarje të cilat do të zhvillohen paralel, dhe performime të shumë muzikantëve.

Është paraparë forumin ta hap ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Suter Tejada, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe Piter Toines dhe Aleksandar Kërzhalovski, udhëheqësi ndërkombëtar gjegjësisht kombëtar i ekipit.

Në ngjarje vizitorët do të kenë mundësi të informohen për organizatat qytetare, angazhimet e tyre dhe arritjet, si dhe aktivisht të kyçen në aktivitetet e parapara për këtë ditë. Janë paraparë punëtori dhe video projektime të cilat do të zhvillohen paralelisht në tre tenda.