Në të kaluarën është përfolur shumë se mes kantautorit të njohir shqiptar, Flori Mumajesi, dhe reperit nga Kosova, Getoar Selimi, nuk ekziston më shoqëria e dikurshme, pasi marrëdhënia mes tyre ëshët cënuar nga disa probleme dhe palët nuk flasin më.

Por duket se të gjtihë ata që kanë menduar kështu, duket se sot kanë ditën të zhgënjehen. Getoari dhe moderatorja Marina Vjollca sonte kurorëzojnë dashurinë në dasmën, që organizohet në Gjirin e Lalzit.

Çifti tashmë kanë filluar përgatitjet për dasmë dhe tashmë kanë marrë urrime të shumta. I pari nga shou-bizi, që uroi Getin, ishte pikërisht Flori, i cili me një fotografi të çiftit shkroi edhe një urim të veçantë.

“Është dita juaj, Jeta juaj”, thuhet ndër të tjera në urimin e Florit.