Për të nisur mbrëmjen speciale dedikuar 20-vjetorit të “Opinion” në Sheshin “Nënë Tereza”, autori dhe gazetari Blendi Fevziu e nisi me një fjalim si dhe me një këngën speciale të realizuar nga kantautori Flori Mumajesi.

Kjo përshëndetje ka ardhur si një pjesë instrumentale, e cila u paraqit në ekranin e madh ngritur në sheshin “Nënë Tereza” dhe surpriza ishte se kënga ishte me vetë fjalët e Fevziut shkëputur nga një nga emisionet e tij, me situatën që i doli jashtë kontrollit me Artan Lamen, drejtorin e ALUIZNI-t. Në 20-vjetorin e “Opinion”, Fevziu i kërkoi falje Lames, për mënyrën se si ju kthye në trasmentimin live të emisionit disa vite më parë, ku i bërtiti disa herë: Pushooo.