Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre Olsi dhe Fjorentina duket se nuk po gjejnë qetësi.
Ish banorja e Big Brother ka dhënë sinjale se po e vuan këtë ndarje, aq më tepër pasi ka parë Olsin në krahët e disa femrave të tjera. Por inatin e saj ajo e ka shprehur me anë të një postimi.
“Djemtë lëndojnë vajzat besnike por bëjnë të lumtura prostitutat? Oh, në rregull”, shkruhet në postimin e ish-banores.
Fjorentina është rikthyer sërish në profilin e saj në Instagram pasi e kishte mbyllur atë për disa ditë. Ishin pikërisht ditët kur Olsi bombardoi Instagramin me foto krah dy femrave sexy.