Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të jetës politike,

të korit diplomatik,

të botës akademike,

ju të pushtetit të mediave,

përfaqësues të shoqërisë civile!

Të nderuar myftinj, dekan, drejtorë, profesorë dhe përfaqësues të ndryshëm të jetës fetare në RM.

Më lejoni t’ju shpreh falënderimet e mia të përzemërta për prezencën tuaj dhe për urimet e juaja me rastin e Kurban Bajramit.

Le ta përjetojmë këtë moment si një rast të mirë për t’u takuar dhe, së bashku, të festojmë e t’i këmbejmë uratat tona të përzemërta me rastin e Festës së sotme.

Siç e do rendi, për respektin ndaj jush, shtroj dhe ju ftoj në “Bakllavën e Bajramit”!

Më lejoni që, edhe një herë të gjithë myslimanëve t’ua uroj Kurban Bajramin. Lus Zotin për gëzime, mirëqenie, shëndet e mbarësi.

Ju falemnderit!