FIFA sot ka shpallur kandidatët për çmimet e vitit 2017, duke filluar që nga portierët e deri te trajnerët më të mirë, shkruan SYRI.net.

Bashkë me çmimet që do të shpërndahen më 22 tetor gjatë një ceremonie speciale, do të shapllet dhe goli më i bukur i vitit.

Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka përzgjedhur 10 golat më të bukur të këtij viti. Nga votat e tifozëve nga e gjithë bota do të shpallet goli më i bukur.

Mario Mandzukic me golin e shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe Kevin Prince Boateng me golin te Las Palmas, janë dy nga kandidatët për të fituar këtë çmim.