Në Zvicër është mbajtur festivali i parë i automobilave klasikë të markës Lamborghini.

“Lamborghini & Design Concours d’Elegance” mblodhi disa nga veturat më të bukura në historinë e këtij prodhuesi italian.

Me këtë rast defiluan njësi të ruajtura mirë të modeleve Miura, Espada, Countach, Diablo, Jarama, Silhouette, 350/400 GT dhe LM002.

Nga ana e saj, fabrika nga Sant’Agate solli disa nga automobilat më të ri të programit të saj prodhues, si Aventador, Huracan dhe Veneno Roadster.

Yll i kësaj ngjarjeje ishte megjithatë koncepti Marzal nga viti 1967.