Kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe punonjësit në arsim, për fillimin e vitit shkollor, transmeton TetovaSot.
“Edukimi është vetë jeta, ai hap dritare për një të ardhme më të mirë për secilin dhe për shoqërinë në tërësi.
Ju uroj të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, stafit pedagogjik, udhëheqësve të shkollave, prindërve, një vit të mbarë e të suksesshëm!
Një urim i veçantë për vogëlushët që këtë vit për herë të parë do të fillojnë rrugëtimin drejt dijes…
URIME DHE SHUMË SUKSESE !” ka shkruar kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi