Kryetari i deritanishëm i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi është rizgjedhur nga strukturat komunale partiake për të garuar për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Izairi ka qenë kandidati më i përkrahur, i cili ka marrë besimin e organeve partiake, ndërsa kandidatura e tij pritet të marrë dritë jeshile edhe nga kryesia partiake.

Izairi në zgjedhjet lokale do të jetë përballë kandidatit të ASH, Reshat Aliu dhe kandidatit të Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu.