Kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Zhelinës njëherit edhe kryetari aktual Fatmir Izairi në emisionin e sontëm ‘Fol’ në televizionin Koha mes shumë gjërave të tjera ka përmendur edhe punën e investimeve në komunën që drejton, ndërkohë që ka komentuar edhe deklaratën e kandidatit të Aleancës për Shqiptarët në komunën e Zhelinës, Reshat Aliu.

Aliu në debatin e sontëm në televizionin Koha kishte thënë se nëse fiton për kreun e komunës së Zhelinës në komunë do të sjellë 100 milion euro investime, e ku më pas për këto deklarata kanë plasur gallata të ndryshme pasiqë është e pamundur dhe e paimagjinueshme një gjë e tillë.

Kandidati i BDI-së Izairi sonte në debat ku ishte i ftuar ka thënë se nëse Reshat Aliu arrinë të sjellë 100 milion euro investime në komunën e Zhelinës, ai do i’a jep mandatin atij.

Comments are closed.