Robbie Williams ka zbuluar se fama e tij ka ndikuar për të keq në shëndetin e tij mendor, pasi ai foli për depresionin dhe efektet anësore të jetës së tij, që ka pasur gjatë viteve.

“Unë urrej të them jo, sepse nuk dua që askush të mendoj se jam person i tmerrshëm dhe nuk më pëlqen të them po sepse jam shoqërisht i vështirë dhe çdo moment i vetëm që kam takuar një të huaj, më dukej si traumë për mua”, tha Robbie për The Times.

Këngëtari ka vuajtur nga depresioni dhe varësia për një kohë shumë të gjatë, madje ka qenë edhe në rehabilitim, dhe tani ai mendon se jeta e tij e cila është në qendër të vëmendjes ka pasur një efekt serioz.

“Nuk e di nëse do të isha i sëmurë mendërisht pa famë”, tha ai. “Unë nuk mendoj se do të isha kaq rëndë nëse nuk do të kisha famë”.

“Kjo punë është me të vërtetë e keqe për shëndetin tim, do të më vrasë, përveç nëse e shoh atë në një mënyrë tjetër”.