Monaco e ka mposhtur 4:0 Lillen.

Radamel Falcao ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Monacos ndaj Lilles, që përfundoi 4:0.

Sulmuesi kolumbian shënoi dy gola (48’ dhe 73’), ndërsa realizuan edhe Stevan Jovetic (24’) si dhe Rachid Ghezzal (30’).

Më këto dy gola, Falcao ka shkuar në kuotën e 11 finalizimeve deri më tani në Ligue 1, duke lënë prapa Cavanin me shtatë.